Pa kaluar ende një javë nga nisja e “Big Brother VIP 4”, personazhi i “Tiktok”-ut, Xumi Allushi, ka krijuar ndjenja për Eglin.
Në bisedat e tij me banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Xumi nuk nguron të shprehë haptas dashurinë dhe pëlqimin e madh që ka për Eglin.
Në një bisedë me Gilin ai tha se “Egli është vajza më e bukur në botë”.
Do mbaroj pas asaj. O sa e bukur që është. Ajo është goca më e bukur në botë u banori i “Big Brother VIP”.
Nga ana e saj Egli i është përgjigjur Xumit duke i thënë se nuk ka ndjenja për të e as e pëlqen, teksa thekoi se nuk do që të krijojë romancë brenda shtëpisë.
Por kjo nuk e ka ndalur Xumin në betejën e tij për të “fituar” zemrën e Eglit.
“Deri para sa të hyja këtu kisha qejf t’u martohesha në Tropojë, por kur hyra këtu pashë Eglin nuk e di nga është, por nga kudo që të jetë…”tha Xumi në bisedën e tij me banorët.
“Nga Tirana”, ia kthen një banor që ishte pranë tij.
“Tiranse është, qenka dora ime, nuk e kam dëgjuar pjesën Tirana”, ia pret Xumi, i cili shtoi se “dasma e Tropojës është tjetër nivel’.