Luiz Ejlli ka prekur ndjekësit me një postim tepër të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një foto me vajzën e tij të vogël, shoqëruar me një mesazh emocional që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.
“Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj,” shkruan Luizi, duke reflektuar mbi ndjesinë e të qenit prind.
Ai shton se jeta i ka dhënë shumë sfida, por lindja e vajzës së tij ishte momenti ku ndjeu se kishte fituar gjithçka.

“Kjo foto nuk është thjesht një kujtim. Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli. Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë,” përfundon ai në dedikimin e tij.