Loredana dhe Gjesti kanë shkëmbyer replika të ashpra gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, ku tema kryesore u bë dasma e Loredanës me partnerin e saj, Jozin, dhe raporti që ata kanë. Gjatë bisedës, Gjesti e ka përmendur vazhdimisht dasmën, duke e çuar bisedën në një tjetër drejtim.

    Loredana, e irrituar, iu drejtua Gjestit duke i thënë: “Do që të jesh si Luizi?” – duke e krahasuar me fituesin e edicionit të dytë të Big Brother, Luiz Ejllin.

    Në përgjigje, Gjesti e mori këtë krahasim me humor, duke i thënë: “A me atë po më krahason a, me mbretin? O faleminderit shumë, unë kishe jam më i dobët. Shuj se mirë qenkam.”

    Loredana nga ana tjetër, e mbylli bisedën duke thënë se Gjesti është një “kopje e keqe” dhe se nuk mund të bëhej asnjëherë si ai.