Lela Seferi rrëfen momentin më të vështirë dhe të sikletshëm të jetës së saj jashtë BBVK: “S’e kanë ditur familjarët”

Lela Seferi ka ndarë me publikun një periudhë të errët dhe sfiduese të jetës së saj, duke zbuluar se kishte nisur të konsultohej me një psikologe.

Ajo e përshkruan këtë hap si një nga më të vështirët që kishte ndërmarrë, veçanërisht për shkak të nevojës për të kërkuar ndihmë nga e ëma – e vetmja që ishte në dijeni të situatës.

Lela ka theksuar se asnjë nga pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishte në dijeni, duke zgjedhur ta mbante këtë sfidë si një çështje private.

Rrëfimi i plotë i Lelës:

Para një viti e gjysmë e kam nis një rrugëtim me një psikologe, ka qenë periudha e jetës tem më e sikletshme dhe më e keqe që kam mutj me e kalu.

Ka qenë një moment shumë i keq para se me fillu konsultat me psikologen, ishte shumë e vështirë me ia thënë mamit tem, se nuk mundesha me kuptu as vet se çka kisha.

Momenti më i sikletshëm që kam përjetuar ishte kur i kërkojsha ndihmë mamit tem, ju lutsha që ajo me më ndihmu por në fakt unë vet nuk e dija se çka kisha, dhe momentin kur fillova të shkoja tek psikologia për mu u kanë siklet i madh se fillimisht nuk e kanë ditë as anëtarët e familjes, vetëm mami.

Më është dashtë shumë kohë të kaloja me punu me veten me kalu atë moment, ka pas shume herë këtë vit që jam rikthye në atë gjendje. Por, rënia ime e parë momenti më i sikletshëm i jetës sime ishte ai”.