Rreth dy ditë më parë, u raportua se gazetarja Ledjona Xheladinaj pësoi një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës.
Nga ky aksident, ajo pësoi frakturë në shtyllën kurrizore.
Pas gjithë bujës dhe interesit të madh të publikut për gjendjen e saj shëndetësore, Ledjona ka bërë reagimin e parë.
Teksa ka rishpërndarë një video të vjetur ku shfaqet mjaft e qeshur, Ledjona shkruan: “Unë do rikthehem gjithmonë kështu. Faleminderit ZOT. Faleminderit për qindra mesazhe nga ju.Lutem të ringrihem shumë shpejt. 1Mln herë faleminderit që keni qënë pranë në ditët e mia më të vështira. Ju dua me zemër”.