Jozi dhe Loredana kaluan një natë romantike në suitën luksoze të “Big Brother VIP Albania”.

    Dyshja përfitoi nga ky privilegj pasi Jozi theu njërën nga kutitë e emergjencës, duke siguruar kështu një mbrëmje të veçantë për ta.

    Ndërsa Ledioni nisi spektaklin e sotëm duke i pyetur për përvojën e tyre, një moment epik erdhi kur ai iu drejtua Loredanës me një pyetje të papritur: “Më thuaj vetëm një gjë, Jozi a është puthës i mirë apo jo?”

    Pa u menduar gjatë, Loredana u përgjigj me një buzëqeshje: “Nga 1 deri te 10, është 9.9.”