Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar sërish ndaj zhvillimeve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij për një nga banorët aktualë, aktorin Laert Vasili.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Stresi ka ndarë një video-intervistë të realizuar disa vite më parë, ku Laerti deklaron se është me origjinë greke.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagim të fortë nga ana e reperit, i cili nuk ka kursyer kritikat:
“Nuk ke faj ti, por ata që të votojnë”, shkroi ndër të tjera Stresi, duke e shoqëruar postimin me tone të ashpra ndaj aktorit.
Kujtojmë se që nga hyrja e Gjestit në BBVA, Stresi e ka përkrahur fuqishëm atë. Ai është shprehur në disa raste se Gjesti është konkurrenti i tij i preferuar dhe se beson që do të shpallet fitues i këtij sezoni të “BBVA”.
Ky nuk është rasti i parë kur Stresi përfshihet në debatet që ndodhin brenda formatit, duke ndikuar jo pak edhe në opinionin e ndjekësve të tij.
