Tonet janë acaruar seriozisht në shtëpinë e Big Brother VIP, ku një debat i ashpër mes Laert Vasilit dhe Gjestit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

    Gjithçka nisi kur Laerti përmendi fenë islame në një kontekst provokues, e më pas i drejtoi akuza Gjestit për përdorimin e alkoolit duke u betuar në emër të Zotit.

    Për këtë që the, do vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim muhabetin,” – dëgjohet Laerti në një video që është bërë virale.

    Gjesti reagoi menjëherë, duke e akuzuar për kërcënim, ndërsa debati vazhdoi me fyerje të ndërsjella dhe akuza për sjellje të papërgjegjshme me alkoolin.