Laerti dhe Valbona e nisin 2025-ën me puthje, planifikojnë dhe sa fëmijë do bëjnë

Gramos Bajçinovci, banori i ri i Big Brother VIP Albania, pati një përplasje të ashpër me Jozin menjëherë pas hyrjes në shtëpi.

Dyshja shpesh shihet duke biseduar dhe duke kaluar kohë së bashku, duke ngritur spekulime për një lidhje të mundshme.

Mbrëmjen e kaluar, gjatë një bisede të përzemërt, Valbona ndau një dëshirë të veçantë me Laertin. Ajo i tha se, pas daljes nga shtëpia, ka në plan të bëjë binjakë. Kjo deklaratë e papritur ngjalli një reagim të shpejtë nga Laerti, i cili e pyeti me buzëqeshje: “Me mua?”

Valbona nuk iu përgjigj direkt, por qeshi dhe vazhdoi të fliste për ëndrrën e saj për të pasur një djalë dhe një vajzë.

Momenti kulmoi kur ajo e puthi në faqe Laertin dhe përshëndeti nga ekrani nënën e tij.