Tërmeti i fuqishëm në Mianmar me magnitudë 7.7 goditi disa vende në Azinë Juglindore: Bangladesh, Indi, Laos, Tajlandë.

    Ndërkohë, Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC) tha se tronditja ishte me magnitudë 7.9, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, me një postim në mediat sociale nga CENC duke thënë se “dridhjet u ndjenë në Yunnan”.

    Agjencia e lajmeve AFP raportoi nga kryeqyteti i Myamar, Naypyidaë, se rrugët u çanë nga forca e lëkundjeve, ndërsa ndërtesa u shembën tërësisht.

    Në kryeqytetin fqinj të Tajlandës, Bangkok, banorë të befasuar dolën nga ndërtesat e larta. Dëshmitarët thanë se lëkundjet ishin mjaft të forta