Kozak Braçi pjesë e BBV4? TikTokeri i njohur:”BBVK më ofroi 20mijë euro e nuk pranova,në BBVA…”

Personazhi i njohur i TikTok Kozak Braçi ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me Kostana Moravën, ku ka dhënë disa deklarata lidhur me BBVK dhe BBVA.

Sa i përket BBVK, Kozak ka treguar se e ka marrë një ftesë e madje një ofertë prej 20 mijë eurosh për t’u bërë pjesë, por nuk e ka pranuar.

Ai tregon se do të donte të bëhej pjesë e BBV Albania, për t’iu treguar shqiptarëve kush është ai realisht, përtej rrjeteve sociale.

Ndonëse Kozaku tregon se nuk e ka marrë ende një ftesë, këtë vit ai ka mundësinë të jetë një nga banorët e këtij edicioni, i cili tashmë ka hapur edhe audicionet për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e tij.

Do të donit që Kozak Braçi të bëhej pjesë e BBVA4?