Arbana Osmani ka nisur zyrtarisht aventurën e saj të re televizive, duke marrë drejtimin e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, pas rreth dy vitesh mungesë nga ekrani.
Ky rikthim u prit me interes të madh nga publiku, por një detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen…
mungesa totale e reagimeve nga ish-kolegët e saj në Top Channel.
Kujtojmë se kur Ledion Liço mori drejtimin e Big Brother VIP, Arbana reagoi publikisht me një mesazh mbështetës, duke i uruar sukses atij dhe stafit.
Por këtë herë, për nisjen e saj në “Ferma VIP”, nuk ka pasur asnjë urim publik, as nga Ledioni dhe as nga figura të tjera të njohura të Top Channel.
Ky fakt ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime në rrjet, sidomos duke qenë se projekti i ri i Arbanës e vendos atë në një konkurrencë direkte me BBVA, formatin që ajo e drejtoi për vite me radhë.
Ndjekësit tashmë po pyesin:
A është kjo thjesht rastësi apo ka një “ftohje” mes ish-kolegëve?


