Konfirmohet/ Heidi Baci pjesë e Big Brother VIP 4, ja roli që do të ketë

Shumë pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Ndërsa përgatitjeve po u vjen fundi, është zbuluar se kush do ta moderojë “Big Brother VIP Fan Club”.

Do të jetë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci që do të prezantojë programin dedikuar tërësisht detajeve dhe dinamikave të “Big Brother VIP 4” që do të diskutohen nga opinionistë të ftuar në studio.

Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, më 21 dhjetor, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. 

Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.