Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi përjetimet e saj rreth takimit të parë me partnerin e saj, Luizin, pas përfundimit të eksperiencës së tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Kiara u pyet: “Cila ishte ndjesia jote e parë kur pe Luizin për herë të parë jashtë shtëpisë së BBVA?”
Ajo u përgjigj: “Ka qenë e çuditshme pasi më dukej sikur kishim ikur në planet tjetër dhe duhet të përshtateshim në këtë planetin e ri,” duke shtuar se ndjesia e kamerave dhe mikrofonave u zhduk pak më vonë .
Sot, çifti janë bërë prindër të një vajze 1-vjeçare, Luna Mari, dhe vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.