Pas një vale spekulimesh në rrjetet sociale, ku ndjekësit vërshuan me pyetje dhe komente mbi një shtatzëni të mundshme të moderatores së njohur Kiara Tito, ajo ka vendosur më në fund të reagojë publikisht.
Shkak për këto aludime u bë një foto e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku Kiara shfaqej me një veshje të gjerë, gjë që mjaftoi për të nxitur dyshimet e fansave mbi një shtatzëni të dytë të mundshme.
Por Kiara, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe qetësinë me të cilën i përballon komentet e publikut, ka vendosur të japë një përgjigje të shkurtër, por shumë të qartë. Nëpërmjet një reagimi në InstaStory, ajo u mjaftua me një fjalë: “Jo”, duke hedhur poshtë të gjitha zërat që po qarkullonin.
Ky reagim i qartë dhe pa shumë zhurmë është vlerësuar nga ndjekësit e saj të rregullt si mënyra më elegante për t’i dhënë fund spekulimeve.
