Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë: ndarjen nga jeta të gjyshes së saj të dashur, Maria, në moshën 94-vjeçare.
Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Kiara publikoi dy foto të veçanta nga arkiva familjare – një ku shihet pranë gjyshes gjatë shtatzënisë, dhe një tjetër ku vajza e saj, Luna Mari, përqafon stërgjyshen me përkujdesje dhe dashuri.
“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe”, shkroi Kiara, duke prekur zemrat e ndjekësve të saj.
Kjo humbje përfaqëson jo vetëm dhimbjen e ndarjes nga një figurë të dashur familjare, por edhe trashëgiminë shpirtërore që ajo ka lënë tek brezat e rinj. Fotot dhe kujtimet janë një dëshmi prekëse e lidhjes së fortë ndërmjet brezave në familjen Tito.
