Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka surprizuar ndjekësit me një video të publikuar së fundmi në Instagram, ku shfaqet përkrah bashkëshortes së tij, moderatorja Kiara Tito, dhe vajzës së tyre, Luna Mari. Në video, Luizi këndon vargjet: “Kiara thonë po pret një djalë”, duke rindezur spekulimet për një shtatzëni të dytë të Kiarës . 

    Kjo video vjen pas një periudhe spekulimesh në rrjetet sociale për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, të cilat ajo i ka mohuar më parë.

    Megjithatë, postimi i fundit i Luizit ka ngjallur sërish diskutime mes fansave, të cilët pyesin nëse kjo është një mënyrë artistike për t’iu përgjigjur thashethemeve apo një paralajmërim për një lajm të ri në familjen Ejlli-Tito.

    Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga çifti për një shtatzëni të dytë, dhe mbetet e paqartë nëse videoja është një shaka apo një njoftim i fshehtë për një shtesë të re në familje.