Kiara Tito ka surprizuar publikun me një lajm të ri gjatë intervistës së saj në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron.
E ftuar për të folur për jetën dhe projektet në vijim, ajo zbuloi për herë të parë se së bashku me bashkëshortin, këngëtarin Luiz Ejlli, po punojnë për një film të ri.
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story, megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt,” – tha Kiara.
E pyetur për natyrën e filmit, Kiara u shpreh se dashuria do të jetë padyshim një element kyç:
“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri.”
Ky do të jetë projekti i parë kinematografik për çiftin, që pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania” kanë vijuar të qëndrojnë në qendër të vëmendjes dhe të ruajnë një ndjekje të lartë nga publiku.
Detaje të mëtejshme për kastin apo temën e filmit pritet të zbulohen në javët në vijim.