Pas publikimit të këngës së saj më të re, “Jetë”, Egli Tako ka zgjuar interes të madh në publik, veçanërisht për shkak të lidhjes së saj të mëparshme me Gjestin gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 4”.
Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, Egli sqaroi se kënga nuk është një dedikim për një person të veçantë, por një shprehje e ndjenjave të saj artistike. Ajo theksoi:
“Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim.”
Megjithatë, publiku ka bërë lidhje mes tekstit të këngës dhe marrëdhënies së saj me Gjestin. Në vargjet e këngës, Egli shpreh ndjenja të thella dashurie dhe zhgënjimi, duke thënë:
“Sa fort jam gjyku pse kam dashuru me zemër. Jam bo akullnajë e ftohtë prej teje. Edhe rrej vetën, rrej vetën, sa fort t’du edhe t’urrej.”
Këto vargje kanë bërë që shumë fansa të mendojnë se kënga është një reflektim i përvojave të saj personale me Gjestin.
Pavarësisht interpretimeve të ndryshme, Egli ka zgjedhur të lërë hapësirë për interpretim personal, duke theksuar se arti është subjektiv dhe çdo dëgjues mund të gjejë veten në këngën e saj.