Këngëtari G-Bani, i cili është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania, ka komentuar debatin e sotëm me një tjetër prej banoreve, Valbona Mhillin. Ai qëndroi për një kohë të gjatë duke e parë teksa ajo bënte dush dhe moderatorja u shpreh se ndjehej e shqetësuar.

    Gjatë një bisede me Jozin, G-Bani tha se nuk i intereson se si është ndjerë Valbona, pasi duhet të mësohet të bashkëjetoj në atë shtëpi, duke qenë se ka tipa të ndryshëm.

    Ai tha se nuk i ka bërë asaj asgjë, ndërsa shtoi: E pashë, ka trup femre, unë jam mashkull më pëlqen me e pa, kjo është.

    “Kam lirinë me e pa vlla. Le të më penalizojnë, le të më nxjerrin nga Big-u dhe të më vrasin se pash Valbonën duke u larë në dush, se kam problem hiç. Nuk kam ndonjë gjë me i shpreh, veç desha me e pa”, tha ai.

    G-BaniLe ta përjetoj keq, shumë bukur, le të plasi aty, nuk më intereson hiç. Kjo që është këtu o vëlla. Ke tipe të ndryshëm të njerëzve dhe do bashkëjetosh me to. As nuk e kam prekur me dorë, as nuk kam përmendur ndonjë gjë, as e kam komentuar dhe ofenduar gjë. Se nuk i ofendoj motrën, kushërirën dhe vajzën askujt.

    Si kam bërë asgjë o vëlla, e pash, ka trup femre, unë jam mashkull më pëlqen me e pa, kjo është. Kam lirinë me e pa vlla. Le të më penalizojnë, le të më nxjerrin nga Big-u dhe të më vrasin se pash Valbonën duke u larë në dush, se kam problem hiç.

    Nuk kam ndonjë gjë me i shpreh, veç desha me e pa. Unë kam jetën time ajo të vetën, për sa kohë filloj duke thënë se më bezdis se isha duke bërë një shaka dhe po e shihja, e ka eskaluar si situatë. Edhe unë po dua e eskaloj, për llaka llaka jam i pari.

    DEBATI GJATË DUSHIT

    Teksa ajo lahej, G-Bani e ka parë gjatë gjithë kohës dhe Valbona i ka kërkuar të largohet, por ai ka refuzuar me arsyetimin se “jam i uritur të shoh trup femre”.

    Biseda e plotë:

    G Bani: Nuk iki, dua të të shoh

    Valbona: Po po lahem

    G Bani: Po çfarë po të bëj po të prek? Dua të të shoh

    Valbona: Laert do më ndihmosh pak

    G Bani: Jo more, pse ky është formati i lojës. Çfarë po të bëj po të kafshoj? Po të ha?

    Valbona: O G Bani a ka mundësi se po më bën të ndihem keq

    G Bani: Jam i uritur të shoh trupin e femrës

    Pas kësaj bisede me tension mes tyre ka ndërhyrë një tjetër banor, aktori Xum Allushi, i cili ka tentuar ta largojë G Banin nga aty, mirëpo ky i fundit ka bërë sërish rezistencë.

    “Të më kishte thënë po më bezdis, po mënyra sesi e thotë nuk iki. Është format i tillë që edhe të të shikojë dikush duke u larë. Unë kam ardhur të shoh vajzat, jo të flas me ty,” iu drejtua reperi Xumit.