Pak ditë më parë Juli e krahasoi romancën e Romeos me Heidin me atë të BBV1 mes Donaldit dhe Beatrix.

    “Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”

    Donaldi nuk e la pa komentuar këtë deklaratë të Julit.

    Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, Donaldi tha se nuk e kupton pse banorët që e përmendin brenda shtëpisë, e përmendin gjithnjë me mllef.

    “Çfarë i kam bërë unë Julit që më drejtohet me mllef? Nuk e kuptoj. Janë njerëz që bëjnë çdo gjë për lojën, njerëz pa argumenta”- tha Donaldi ndër të tjera.