Pas përfundimit të aventurës së tyre në “Big Brother VIP Albania”, lidhja mes Jozefin Markut dhe Loredana Bratit ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut. Megjithëse të dy shprehën dëshirën për të njohur më mirë njëri-tjetrin jashtë shtëpisë, duket se marrëdhënia e tyre ka marrë një kthesë të papritur.
Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një veprim domethënës nga ana e Jozit: ai ka ndaluar së ndjekuri Loredanën në Instagram.
Ky veprim ka ngjallur dyshime mbi statusin e marrëdhënies së tyre, veçanërisht pasi Loredana vazhdon ta ndjekë atë në këtë platformë sociale.
Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike lidhur me këtë çështje, duke lënë hapësirë për spekulime dhe diskutime mes fansave. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një shenjë e një ndarjeje përfundimtare apo thjesht një keqkuptim i përkohshëm.
