Një moment i rëndësishëm është shënuar në Big Brother VIP Albania, ku Selina është shpallur finalistja e parë e këtij sezoni pas një televotimi të fortë përballë Brikenës.

    Gara mes dy banoreve ka qenë tepër e fortë dhe e komentuar, me publikun që ka ndarë votat mes tyre deri në momentin e fundit. Megjithatë, në fund ka qenë Selina ajo që ka marrë mbështetjen më të madhe.

    Pas shpalljes së rezultatit, atmosfera në shtëpi u mbush me emocione, ndërsa banorët reaguan në mënyra të ndryshme ndaj këtij vendimi të publikut.

    Një nga momentet që mori më shumë vëmendje ishte reagimi i Mateos, i cili shkoi menjëherë për ta uruar Selinën për arritjen e saj.

    Ai e përgëzoi për fitoren dhe për faktin që arriti të sigurojë vendin e parë drejt finales, duke treguar respekt për rrugëtimin e saj në lojë.