Vetëm pak kohë pasi konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Jashar Stojku, influencerja e njohur Hatixhe Brika (Hati) ka ndezur rrjetin me dyshime për një lidhje të re.
Në një intervistë për “The Dalina Show”, Hati deklaroi hapur se ishte ajo që mori vendimin për ndarje, një hap i vështirë por i domosdoshëm për mirëqenien e saj emocionale. “Jam në shërim e sipër. Unë jam e re dhe jeta vazhdon,” u shpreh ajo me sinqeritet, duke falënderuar edhe mbështetjen e familjes.
Por duket se “jeta vazhdon” më shpejt nga sa pritej. Së fundmi, ajo është parë duke shijuar jetën në luks, ndërsa ka publikuar në rrjete sociale pamje ku bie në sy një veturë e re luksoze dhe një unazë me gurë të çmuar në gishtin e dorës së majtë, që ka ndezur dyshimet për një fejesë të mundshme.
A është kjo një romancë e re që Hati ka vendosur ende të mos e bëjë publike? Apo thjesht një dhuratë personale pas një periudhe të vështirë?

Për momentin, Hati nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këto aludime.