Një moment që ka tërhequr shumë vëmendje është regjistruar në orët e para të mëngjesit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë Mateo dhe Brikena.
Gjatë një bisede intime mes tyre, dyshja është parë shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa momenti ka marrë një kthesë romantike kur Mateo i është drejtuar Brikenës me fjalë shumë të forta. Në video dëgjohet ai duke i thënë: “Jam i çmendur pas teje”, një deklaratë që ka habitur jo vetëm banoren, por edhe publikun që ndjek formatin.
Pas kësaj deklarate, atmosfera mes tyre është bërë më e ngrohtë dhe biseda ka vijuar në një ton më të butë, ndërsa momenti është komentuar gjerësisht nga fansat në rrjetet sociale. Shumë prej ndjekësve mendojnë se mes Mateos dhe Brikenës mund të ketë diçka më shumë sesa një marrëdhënie loje brenda shtëpisë.
Megjithatë, raporti i tyre ka qenë shpesh i paqartë gjatë këtij edicioni, pasi herë janë shfaqur të afërt dhe herë të distancuar nga njëri-tjetri. Pikërisht për këtë arsye, momenti i fundit ka ngjallur shumë diskutime dhe teori nga publiku.
Videoja e këtij momenti është bërë menjëherë virale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë e Mateos do të ndryshojë dinamikat mes tij dhe Brikenës në ditët në vijim brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

