Sezoni i dytë i “Ferma VIP” nisi mbrëmjen e djeshme nën drejtimin e Luana Vjollcës, me opinionistët Inida Gjata (Zhaku) dhe Kastro Zizo, si dhe Albano Bogdon në rolin e kryeplakut.

    Pas prezantimit të 16 konkurrentëve, sot u ndanë detyrat e tyre në fermë, duke i futur ata menjëherë në realitetin e jetës rurale. Mirëpo, një incident i papritur ka sjellë tension mes tyre.

    Teksa Big Mama ndodhej pranë lopës, kafsha është tërbuar papritur, duke shqyer derën dhe duke rrezikuar seriozisht fermerët e pranishëm.

    Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por duket se “Ferma VIP 2” ka nisur me sfida të vërteta.