Një tjetër moment i diskutueshëm është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku këtë herë në qendër të kritikave është vendosur Miri.

    Gjatë një bisede me Rogertin, ai po tregonte për një situatë jashtë shtëpisë, ku banorët kishin dalë nga produksioni si më të vjetrit në lojë.

    Në rrëfimin e tij, ai përmendi edhe një episod me Selinën, duke imituar situatën dhe duke përsëritur emrin e saj disa herë:

    “Selin, Selin, Selin…”

    Por ajo që ka shkaktuar reagime të forta është momenti kur ai shtoi:

    “i kthehet njëra aty, i thot ‘ik moj kurv’”

    Kjo frazë është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë konsideruar të papranueshme dhe fyese, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të produksionit.

    Komentet online kanë qenë të shumta, me kërkesa për masa disiplinore dhe për më shumë kontroll ndaj gjuhës së përdorur brenda shtëpisë.

    Ky nuk është rasti i parë që fjalori i banorëve vihet në qendër të debatit, duke shtuar presionin mbi produksionin për të reaguar ndaj situatave të tilla.

    @_endrit.kuci

    #andreaaaaaaaa80 #qorribibes #bbva5

    ♬ audio originale – Andreaaaaaaaa80