Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, tensionet mes Laert Vasilit dhe Valbona Mhillit kanë arritur kulmin, duke çuar në një ndarje të papritur mes tyre si një banor i vetëm.

    Gjatë spektaklit të së martës, Laerti deklaroi se dëshiron të ndahet nga Valbona dhe të shkojë në një televotim kokë më kokë me të. Ky vendim shkaktoi reagimin e fortë të Valbonës, e cila u ndje e tradhtuar, duke e akuzuar atë se po e linte në mes të lojës pas një afrimiteti të krijuar mes tyre.

    Debati mes tyre është përshkallëzuar ditën e sotme kur Valbona përmendi babanë e ndjerë të Laertit, gjë që e acaroi aktorin.

    Nga fjalët e ashpra, situata degjeneroi deri në prekje fizike, me Valbonën që e shtyu Laertin dhe e akuzoi si tradhtar dhe të pabesë.

    Pjesë nga biseda mes tyre:

    Valbona: A është krenar babai i yt atje ku është, a është krenar.

    Laerti: Prapë e përmende, ç’punë ke ti me të ndjerët.

    Valbona: O i pabesë, ku e ke besën.

    Laerti: Çfarë po bën.

    Valbona: Motrës tënde po t’ia bëje kështu si do të ndiheshe.

    Laerti: Ç’punë ke ti me motrën time.

    Valbona: Si do të ndiheshe.

    Laerti: Çka, a e njeh.

    Valbona: Si do të ndiheshe po ta përdornin motrën tënde o Laert Vasili. O tradhtar, o i pabesë, o i pafytyrë.

    Laerti: Ty të ka akuzuar shtëpia se luan me tri katër standarde. Lëre nënën time aty ku është.