“I joti ta fut…”,BBV tashmë ka një dat zyrtare,në promo nuk mungojnë as ‘thumbat’?

Tashmë është zyrtare – BBV4 hap dyert e shtëpisë më 21dhjetor (e shtunë). 

Moderatori Ledion Liço ka njoftuar datën e nisjes përmes një promoje speciale ku ka mbledhur disa nga copëzat që e kanë bërë atë aq të dashur për publikun edicionin që lamë pas – shprehjet e famshme, batutat e tij dhe patjetër kopsën e xhaketës që ia doli këtë vit ta mbërthejë. 🙂

Promoja menjëherë po përqafohet në rrjet për stilin “Ledion Liço” që të gjithë e duam, por sigurisht rrjeti po zien edhe për ‘salcën pikante’ që moderatori i ka shtuar, ndërsa po aludohet se i referohet disa herë ish moderatores së BBV, Arbana Osmani.

Sinonime për fjalën YJE”, është libri që mban Ledioni në dorë. Me sa duket përshëndetja e famshme “Mirëmbrëma yje” nuk do të përdoret më në BBV, pasi Arbana Osmani e ‘mori me vete’ në emisionin e saj në YouTube me po të njëjtin titull. 

Si të mos mjaftojë kjo, Ledioni hap promon me shprehjen “I joti ta fut…”.

Ndërsa rrjeti është ‘ndezur’ me aludime, Ledioni sërish ia doli të marrë vëmendjen.