Debate të ashpra dhe me tone të larta kanë ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”
Debate të ashpra dhe me tone të larta kanë ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Një ka ndodhur mes Roza Latit dhe Egla Cenos, ku sipas moderatores, aktorja iu ngjitet pas Romeo Veshajt dhe Julian Dedës vetëm që të arrijë në finale.
“O zemra ime ti mund të shfryhesh sa të duash”- iu kthye Egla duke e injoruar.
“Ti je kërmilli zemra, lëpiju këtij dhe atij që të shkosh në finale. Pika që s’të bie, janë të gjithë këta këtu që të kanë dhënë këtë vëmendje”- i tha Roza aktores duke treguar se banorja po luan padrejtësisht sepse po injoron konkurrentët e tjerë.