Hoxhë Ahmed Kalaja flet për Hatin e TikTok-ut: Kjo vajza ka probleme…

Podcasti i njohur “Flet” me Ilnisa Agollin, një hapësirë diskutimesh që eksploron temat më të ndryshme, mirëpriti hoxhë Ahmed Kalajan si të ftuarin e radhës.

Në një bisedë të hapur dhe reflektuese, Kalaja trajtoi tema të rëndësishme rreth fesë myslimane dhe ndikimin e saj në shoqëri.

Një ndër pikat kryesore të episodit ishte diskutimi rreth fenomenit të Hatit, një vajzë me shami e cila është bërë virale në TikTok për stilin e saj unik të shprehjes dhe humorin, shpesh të paimagjinueshëm për një vajzë të mbuluar sipas normave të Islamit.

Hoxha Ahmed Kalaja shprehu qëndrimin e tij mbi këtë çështje, duke theksuar se feja nuk e paragjykon mënyrën se si individët zgjedhin të shprehin veten, për aq kohë sa nuk pretendojnë se janë shembulli ideal i myslimanëve.

“Ajo asnjëherë nuk ka pretenduar se është modeli i myslimanes ideale,” tha ai. “Ka gjetur atë formën e elaburimit të shprehjes, të reklamimit, fitimit, ato shakat e saj, nuk e gjykon Islami këtë gjë. Nuk mund të themi që ajo goca ‘obobo ca po bën’. Nëse Hati thoshte që ‘nëse doni myslimane të devotshme atëherë jam unë shembulli’, atëherë do thonim prit pak kjo vajza ka probleme të mëdha…”

Ky episod i “Flet” përforcoi idenë se dialogu dhe mirëkuptimi janë çelësi për të kuptuar më mirë kompleksitetin e individëve dhe lidhjen e tyre me besimin, kulturën dhe modernitetin.