Një akt heroik nga një emigrant shqiptar në Greqi ka marrë vëmendjen e mediave lokale, pasi ai shpëtoi nga mbytja dy adoleshentë që kishin hyrë për t’u larë në lumin e rrezikshëm Arachthos.
Bëhet fjalë për Ledian Gogën, një shqiptar nga Dimal i Shqipërisë, i cili nuk hezitoi asnjë çast të hidhej në ujërat e thella për të shpëtuar jetën e dy të miturve, të moshës 14 dhe 15 vjeç. Ata kishin kërkuar ndihmë mesditën e së mërkurës, kur papritur nisën të mbyteshin.
“Njëri është në moshën e vajzës sime. Dëgjova thirrjet për ndihmë ndërsa pija kafe. Hipur në makinë shkova me vrap. Hyra menjëherë në lumë dhe nxora njërin. Pastaj më thanë që ishte edhe një tjetër. U zhyta disa herë dhe më në fund e gjeta, i shtrirë poshtë. E kapa dhe e nxora me gjithë forcën që kisha,” – u shpreh Lediani për median greke Arttv, mes lotësh.
Dy të rinjtë u transportuan menjëherë në Spitalin Universitar të Patrës, ku mjekët konfirmuan se të dy kishin kaluar më shumë se 20 minuta nën ujë. CPR është kryer për rreth 30 minuta dhe gjendja e tyre konsiderohet kritike. Skanimet mjekësore treguan edemë cerebrale, ujë në mushkëri dhe njëri prej tyre ka edhe frakturë në qafë.
“Mendoj vetëm për fëmijët. S’ka rëndësi çfarë kombësie janë. Zoti na ndihmoftë,” tha Lediani, që tashmë është konsideruar hero nga komuniteti lokal.
Zëvendëskryetari i Bashkisë për Mbrojtjen Civile, Varilis Giorgos, konfirmoi rastin dhe falënderoi qytetarët për reagimin e shpejtë. “Lumi është shumë i rrezikshëm. Duhet kujdes maksimal.”
48 orët në vijim do të jenë vendimtare për jetën e dy të rinjve, ndërsa gjithë komuniteti dhe mjekët shpresojnë për një mrekulli.
@eagleshadowal Ο ηρωας των 2 ανηλίκων #greece #albanian #citizen #downing #children #ηρωα
♬ original sound – Eagle Shadow