E pyetur se kur ka qenë hera e fundit që ka qarë, ish-banorja e BBV, ka zbuluar se në të vërtetë ishte një arsye qesharake.

    Sara është duke shijuar ditët e bukura të shtatzënisë dhe duket më e lumtur se kurrë më parë, mirëpo të qënurit të pritje të ëmbël, ka edhe emocione të forta.

    Në një intervistë të dhënë se fundmi, ish-banorja e “BBV3”, Sara Gjordeni, ka rrëfyer më tepër detaje lidhur me jetën e saj, tani që është në pritje të ëmbël.

    E pyetur se kur ka qenë hera e fundit që ka qarë, ish-banorja e BBV, ka zbuluar se në të vërtetë ishte një arsye qesharake.

    “Dje në darkë isha shumë emocionale dhe po qeshja me reagimin tim. Përpara se të flinim, po i tregoja Bardhit një palë çorape për bebin dhe Bardhi si çun që është, e mori çorapen po e shikonte dhe kishte marrë vetëm një prej tyre dhe e zgjeroi më shumë se tjetrën. Edhe i them mos se i prishe. Dhe kjo ishte arsyeja më idiote pse kam qarë deri më sot!”– shprehet Sara.