Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e ‘Big brother VIP’.

    Dy prej banorëve të shtëpisë, Xumi dhe Zebervoki u “përplasën” me njëri-tjetrin, teksa të dy ata ishin të gatshëm që të futeshin në tualet. Gjithsesi, Xumi u ndalua nga pjesa tjetër e banorëve për të mos shkuar pas Zebervokit, me situatën që më pas u qetësua.

    Pjesë nga debati:

    Xumi: Kush ma ndalon lirinë e fjalës të vijë me mua si më i bukuri të futemi në tualet. Hajde. Nëse ka ndonjëri ndonjë gjë. Bëheni një tufë me skutha.

    Zebervoki: Për çfarë është puna e tualetit, për punë nominimi?

    Xumi: Po. Penalizimi.

    Zebervoki: Hajde ikim bashkë, çohu.

    Xumi: Kush ka ndonjë gjë të futemi në tualet.

    Ndërkohë që më pas ata janë shprehur se e gjitha kjo ishte aktrim nga djemtë.