Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Rike Roçi, ka qenë e ftuar së fundmi në studion e ‘Fiks Fare’.

    Bashkë me dy moderatorët Dori dhe Devi, modelja ka folur mbi jetën private si dhe për planet e së ardhmes.

    Ajo edhe u ngacmua për shkak të paraqitjeve të saj atraktive si dhe origjinalitetit që ka.

    Foto: Screenshot/YouTube
    Pjesë nga biseda mes tyre në studio:

    Devi: Pas dole nga BBV3 the se u ndave nga i dashuri. Tani në çfarë statusi je?

    Rikja: Bosh, bosh, bosh se s’kam pse të gënjej.

    Devi: Nëse do ishe përball ndonjë futbollisti të bukur, do ta zgjidhje që të bëheshe plot?

    Rikja: Futbollist? Po futbollistët dëmtohen shpejt, unë nuk dua meshkuj që dëmtohen.