Françeska dhe Juli janë të bindur kur thonë se Heidi dhe Romeo nuk do lidheshin kurrë bashkë jashtë shtëpisë së BBVA.

    Sipas aktorit, dyshja janë dy tipa të ndryshëm, ndërsa Françeska shtoi se konkurrenti e do të dashurën më tradicionale si Erjola Doçi.

    E kam menduar shumë herë se si ka mundësi që nuk jeni ngjitur ju të dy se do shkonit shumë si çift”, u shpreh modelja.

    “Se nuk e shikon Erjolën fare”- tha Graciano Tagani, ndërsa Juli tregoi se kjo nuk ka lidhje fare, ndërsa moderatorja nuk foli fare.

    Pjesë nga biseda:

    Juli: Në kushte normale në jetë kur ti ke mundësi për të njohur personin, unë nuk besoj se do të kishte ndodhur ky bashkim. Dy tipa me këto tipare, nuk ka shans (për Heidin dhe Romeon)

    Françeska: Unë mendoj që Heidi do e shikonte dy herë. Ai mbase po sepse ajo vajzë bionde, e bukur, e rritur në Itali. Është shumë tërheqëse Heidi si vajzë

    Erjola: Është vajzë e bukur, por po flasim për tipin

    Françeska: Ai e do më tradicionale vajzën në jetë, jam e bindur ai do një Erjolë si tip.

    Erjola: Jo se jam tip…

    Françeska: Madje e kam menduar shumë herë se si ka mundësi që nuk jeni ngjitur ju të dy se do shkonit shumë si çift.

    Graciano: Se nuk e shikon Erjolën fare

    Juli: S’ka lidhje fare