Në një deklaratë të fundit, Katarina Nolfe (gruaja e Robert Nolfe, ish-burri i Parashqevi Simakut) ka folur për këngëtaren shqiptare.
Në deklaratën e saj, Katarina ka zbuluar edhe arsyen se pse nuk donte që Parashqevi Simaku të takonte djalin e saj, Lukën.
“Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të dashur “, tha ajo, duke habitur jo pak me këtë deklaratë.
Mes të tjerash, ajo tregoi më tej se shumë shpejt Simaku do të takohet me djalin e saj, Lukën, dhe ish-burrin, Robert Nolfe.