Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka përjetuar një tjetër moment emocional në kuadër të sfidës së mosreagimit.

Këtë herë, produksioni ka surprizuar Rogertin, duke futur në shtëpi kunatën e tij, e cila ka sjellë një mesazh të veçantë nga jashtë.

Gjatë qëndrimit të saj, ajo nuk u fokusua vetëm te Rogerti, por iu drejtua edhe Mirit, duke treguar një detaj që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Sipas saj, bashkëshortet e tyre janë bërë shoqe me njëra-tjetrën jashtë shtëpisë, duke krijuar një lidhje të papritur mes familjeve të dy banorëve.

Në mesazhin e saj, ajo u shpreh:

“O Zoti bomba. Të dua fort. E dini ju të dy që gratë tuaja janë bërë shoqe. Dy gra zonja. Ju puthin fort, ju përqafojnë shumë.”

Ky moment u shoqërua me emocione, por banorët, të detyruar nga sfida e mosreagimit, ruajtën qetësinë dhe nuk reaguan, pavarësisht rëndësisë së mesazhit.

Sfida vazhdon të testojë kufijtë emocionalë të konkurrentëve, ndërsa surpriza të tilla po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për ta të qëndrojnë të përmbajtur.