Pas një rrugetimi të gjatë dhe plot emocione, Gjesti u shpall fituesi i madh i “Big Brother VIP Albania 4”.

    Vetëm pak orë pas momentit historik të fitores, Gjestit i ka ndodhur një tjetër surprizë e bukur: numri i ndjekësve të tij në Instagram është rritur me mbi 20 mijë persona brenda natës.

    Por jo vetëm kaq! Në rrjetet sociale janë bërë virale edhe pamjet nga Durrësi, ku rruga është bllokuar nga turma të mëdha fansash që festonin me entuziazëm triumfin e tij.

    Kjo atmosferë festive tregon qartë dashurinë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që Gjesti ka fituar nga publiku.

    Fitorja e Gjestit dhe pritja madhështore nga fansat janë padyshim një dëshmi e suksesit të tij të jashtëzakonshëm në këtë edicion të “Big Brother VIP”.