Në spektaklin e së martës, Gjesti ndau linjën e tij të jetës, duke rrëfyer të mirat dhe sfidat që ka kaluar.

    Pas kësaj, ai u surprizua nga prindërit e tij në një takim emocional jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

    Në këto raste, shpesh thirren edhe persona të tjerë të afërt për t’u bërë pjesë e surprizës, por Egli Tako mungoi.

    Kjo ngjalli kureshtjen e Rozana Radit, e cila e pyeti Gjestin pse nuk e ftoi Eglin, pavarësisht se ata nuk kanë qenë kurrë në një lidhje romantike.

    Gjesti u shpreh se nuk i kishte shkuar fare ndërmend:
    Nuk më ka rënë ndërmend. E shikoja mamin në sy dhe e kisha harruar. Nuk është e lehtë. Nuk e dija a janë ato gjëra si i kisha lënë.”

    Me mbi 155 ditë në izolim, duke kaluar nga Big Brother VIP Kosova në atë të Shqipërisë, Gjesti duket se është përqendruar tek gara, ndërsa raporti i tij me Eglin mbetet një mister për publikun.