Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar në Big Brother VIP Albania, tensioni brenda shtëpisë duket se ka arritur kulmin.
Rozana Radi u shpall si finalistja e parë, pasi mposhti në një nominim kokë më kokë Gerta Gixharin, ndërsa më pas zgjodhi Egli Takon dhe Laert Vasilin për të shkuar në një tjetër nominim, ku njëri prej tyre do të bëhet finalisti i dytë.
Por kjo situatë ka ndezur një tjetër zjarr brenda shtëpisë.
Gjesti, i konsideruar gjerësisht nga publiku si banori më aktiv dhe më i preferuar, nuk është përfshirë as në këtë përzgjedhje, çka ka shkaktuar një shpërthim emocional të fortë prej tij. I revoltuar pas Prime-it, ai është dëgjuar t’i thotë Eglit:
“Unë e shti benzinë, e kalli. Kam për të hyrë në burg, betona!”. Më pas i drejtohet Gertës: “Nese Jozi, Danja, Egli, Rozana dalin ne finale, na mbesin kerkun, un e kalli benzin biznesin. Hy ne burg dhe ciao. Iku jeta. Ky eshte fundi!”.