Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka hyrë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, si pjesë e sfidës së mos-reagimit.

    Banorët u vunë në provë, pasi nuk duhet të reagonin ndaj hyrjes së saj. Xheneta fillimisht u shfaq në oborr dhe më pas u drejtua në lavanderi, ku ndodhej Gjesti, duke fjetur.

    Më pas, situata u zhvendos në oborr, ku Jozi nisi të ngacmonte Xhenetën dhe Gjestin.

    Në reagimin e tij, Gjesti ironizoi hapur Xhenetën gjatë diskutimit me Jozin: “Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend,” –  duke lënë të kuptohet se fjalët ishin drejtuar ish-partneres së tij.