Sezonit i katërt i “Big Brother VIP Albania” mbaroi në 19 prill, me fitues këngëtarin Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

    Gjatë qëndrimit në shtëpi, Gjesti kaloi momente të vështira, përfshirë debate të forta dhe presion të madh emocional.

    Një nga ngjarjet më të përfolura ishte incidenti fizik me Joz Markun, i cili e goditi me shuplakë teksa largohej nga shtëpia. Ky veprim u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat online, duke nxitur reagime të shumta.

    Pas daljes nga spektakli, në rrjet është përfolur se Gjesti mund të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Jozit, për shkak të dhunës fizike dhe dëmtimit të imazhit të tij. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar lidhur me këtë.

    Ndërkohë, Joz Markun ka tërhequr sërish vëmendje me një postim në Instagram.

    Ai është shfaqur duke ngritur grushtin dhe krahas shkruan shkurt, “Gati?”, duke lënë të kuptohet se është në prag të publikimit të një projekti të ri muzikor.

    Ky veprim tregon se Jozi ka vendosur të fokusohet te muzika dhe të lërë pas përplasjet që ndodhën gjatë spektaklit.