Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë një prej koncerteve të fundit të Gjesti, i cili është rikthyer fuqishëm në skenë pas suksesit në Big Brother VIP Albania.

    Ndërsa ishte duke performuar përpara një publiku entuziast, një grup fansash të zjarrtë befasuan artistin duke i zgjatur kartën bankare.

    Ngjarja ndodhi në mes të këngës, kur një fanse e emocionuar i ofroi kartën në mënyrë simbolike, duke shkaktuar të qeshura dhe habi në mesin e të pranishmëve.

    Gjesti reagoi menjëherë me sportivitet, duke thënë përmes mikrofonit:

    “Jo, jo…” – ndërkohë që falënderoi fansat për dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Pas këtij momenti të pazakontë, ai vazhdoi performancën duke e kaluar këtë moment me sportivitet.

    Rikthimi i Gjestit në qendër të vëmendjes erdhi pas fitores së tij në Big Brother VIP Albania, ku u shpall fitues pas një loje që solli emocione të ndryshme në publik.