Pas gjashtë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili u zhduk më 3 maj teksa po punonte me një eskavator në një stok minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel, Klos.
Beshiri ishte duke kryer punime në fabrikën e përpunimit të kromit, që muajt e fundit menaxhohej nga një kompani kineze.
Në rrethana ende të paqarta, është çarë një rezervuar, duke shkaktuar vërshim të ujit dhe inerteve, që përfshinë mjetin dhe e morën përpara punëtorin.
Në operacionin e kërkimit morën pjesë edhe forca të posaçme nga Kosova, përkrah ekipeve shqiptare të shpëtimit.
Trupi u gjet ditën e sotme, duke i dhënë fund një pritjeje të dhimbshme për familjen dhe të afërmit e viktimës.