Tensionet mes dy finalistëve të Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama dhe Xheneta Fetahu, nuk kanë përfunduar me mbylljen e spektaklit.
Përkundrazi, marrëdhënia e tyre është përkeqësuar edhe më shumë jashtë shtëpisë, duke kaluar në përplasje publike dhe paralajmërime për masa ligjore.
Përplasja nisi pasi Xheneta publikoi në rrjet disa biseda private me Drilonin, të cilat, sipas saj, tregojnë një version të tij krejt ndryshe nga ai që kishte paraqitur për publikun.
Në mesazhe, ai shprehej negativisht për Xhenetën, ndërsa njëkohësisht i kërkonte me ngulm të takoheshin pas spektaklit.
Driloni reagoi menjëherë duke paralajmëruar veprime ligjore për shkelje të privatësisë, ndërsa në një postim në Instagram, ai përdori “gishtin e mesit”, veprim që e bënte shpesh gjatë BBVK.
Mirëpo duket se institucionet zyrtare kanë marrë një vendim: “Nuk ka shkelje. Nuk ka hetim”, njoftim të cilin e ka transmetuar Xheneta përmes një postimi në Instagram, ku edhe thumbon Drilonin:
“Fituesi” i shpikur i BBV, që tregonte gishtin e mesit prej plastike – sot u përplas me realitetin prej letre. Ankesa për privatësi? Vetë kishte dhënë pëlqimin për publikim.
Institucioni zyrtar e tha troç: “S’ka shkelje. S’ka hetim. Rasti? Pa bazë.” Pra, ai që s’kishte çka me thanë -e mbushi skenën me drama plastike. Po tash që vendimi erdhi…
A thua gishtin ku do ta fus sonte?”
