Janë përditësuar rezultatet e numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.

    Uebfaqja e tyre duket se ka hasur vështirësi, pasi ka rënë për disa minuta, duket për shkak të frekuentimit të lartë të vizitorëve.

    Megjithatë, me përditësimin e ri, Vetëvendosje ka thelluar shkëputjen nga partitë e tjera.

    Disa zëdhënës të partive opozitare u deklaruan për fitore të zgjedhjeve dhe kërkuan largimin e kryeministrit Albin Kurti. Megjithatë, duket se çdo gjë mbetet ende në lojë.

    Rezultati i deritanishë:

    Vendvotime të numëruara: 599 / 2,533 (23.65%)

    LVV:  178,054 vota apo 55.77 %

    PDK: 81,077 apo 25.39 %

    LDK: 28,718 apo 8.99 %

    AAK: 15,964 apo 5.00 %

    Sprska: 3,672 apo 1.15 %