G-Bani ofendoi Gjestin nga motra, produksioni merr vendimin drastik: “Njoftim zyrtar…”

Ditën e djeshme, G-Bani ofendoi gjatë debatit me Gjestin, familjarët e këtij të fundit.

Për këtë, produksioni i Big Brother VIP Albania ka marrë një vendim.

Pak minuta më parë është bërë e ditur se është anulluar televotimi, dhe në shown e mbrëmjes së nesërme do të jepet edhe vendimi për banorët që kanë thyer rregulloren!

“PËR SHKAK TË SJELLJEVE BULLIZUESE, DENIGRUESE DHE TË PATOLERUESHME, VËLLAI I MADH NJOFTON SE KA VENDOSUR TË ANULOJË TELEVOTIMIN AKTUAL. NË SHOW-N E SË MARTËS, DO TË KOMUNIKOHEN MASAT NDËSHKUESE QË VËLLAI I MADH KA NDËRMARRË” thuhet në njoftim.