G-Bani u përjashtua ditën e sotme nga shtëpia e Big Brother VIP Albania pasi ushtroi dhunë fizike ndaj Gjestit.

    Në një moment tensioni, Bani goditi me shpullë Gjestin në fytyrë, situatë që solli dhe përjashtimin e tij.

    Mirëpo tashmë që Bani është jashtë shtëpisë, ai ka marrë një veprim të papritur dhe ka mbyllur llogarinë e tij të Instagramit.

    Profili i tij në Instagram, i cili numëronte mijëra ndjekës, rezulton tashmë i mbyllur.

    Ky veprim i Banit ndoshta është marrë për të shmangur komentet negative.