As finalistja e BBVK 3 Xheneta Fetahu s’i ka shpëtuar krahasimeve në rrjet me fotografi nga e kaluara.

    Jo të paktë janë ata që risjellin në vëmendje se si dukej ajo kohë më parë, përkundër se thënë të drejtën, ndërhyrjet nuk i ka mohuar asnjëherë.

    E duket se në platformën X, Xhenetës i është bërë boll. Ajo është detyruar të reagojë duke nxjerrë vetë foto përpara ndërhyrjeve.

    Mes tjerash, në postimin e bërë ajo shprehet:

    “O të prapambetur, e kam pranuar në Big dhe vazhdoj ta pranoj çdo ditë për çdo ndërhyrje që kam bërë. Qe, shikojeni, gjoksin dhe hundën i kam pasur shumë keq, sepse kam pasur dy herë aksident.”